Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shqiptarët janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se i pari që shan dhe sulmon gjyqtarët, është vetë Rama.
“Ia hoqi policisë dhe ia dha mbrojtjen policisë së patronazhistëve. Sulmet e tij ndaj gjykatësve të veçantë që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin, janë një inkurajim i madh për krimin dhe për të gjithë që të sulmojnë gjykatës e prokurorë e me radhë.
Ai ka përdorur fjalor ordiner kundër gjykatësve. Vet pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin. Iu doli derri në thes, pallati i Arben Malokut, kur doli koka e Ramës atje, syri i Tiranës, tani ndryshon vendimin. Ata që zbatuan vendimin i sulmon. Ky është një degradim total i karakterit njerëzor. Do të më falin shqiptarët, që nuk bëj mirë ku shkoj aty ku duhet. Edhe në gen ka probleme shumë serioze. I bëj thirrje memories. Vlorës dhe Bregut që të zbërthejnë problemin e tyre. Ndaj ne dënojmë ngjarjen. Ka pasur reagime siç e keni parë, emotive, dhe në bindjen time të padrejta, se me asgjë nuk justifikohet vrasja dhe vetëgjyqësia Por doni ta dini?! Ky është rasti flagrant ku një njeri bën vetëgjyqësi. Janë qindra të vrarë dhe qindra të plagosur nga vetëgjyqësitë. Nuk ka gjyqe. Shqiptarët janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë. Se po doli jashtë kohe s’ka me vlerë. Shqiptarët se kanë këtë mundësi. E kanë pasur 2-4 vite afatin të procesit ligjor.”, tha Berisha.
BalkanWeb