“Ata që flasin keq për Astritin nuk e njohin”/ Martini: Ishte nga ata gjykatësit që kur jepte vendimin, shkonte i qetë në shtëpi

Avokati Mirash Martini, i cili ka qenë dhe miku i gjyqtarit i të ndjerit Astrit Kalaja, në një intervistë në News 24 tha se ky i fundit ishte nga ata gjykatës që e jepte vendimin me bindje e tij të plotë dhe shkonte në shtëpi i qetë pasi sipas tij, nuk ndjente faj në ndërgjegje.

Ai theksoi se ata persona që shajnë gjyqtarin Kalaja, sipas tij, nuk e njohin.

Martini: Kalanë e njoh prej shumë vitesh kur ai nuk ishte gjyqtar. Dhe në rastin si mik i tij shpreh ngushëllime për familjen. Në mënyrën e vrasjes së tij është alarmante. Sepse është rasti i parë që vritet në sallën e gjyqit dhe për motivin për një vendim. Kjo është vërtet alarmante. Dhe e dyta është pjesa tjetër që janë të gjithë të pambrojtur. Ju keni lexuar opinionet publik. Kanë një urrejtje pa fund që nuk e kanë njohur Astritin..

Është nga ata që nuk e njohin Astritin që s’kanë bërë me Astritin në seancë. Këtu tregon se është një mbartje urrejtje pa fund e frike.

Ne shohim që ka një, lloj presioni që mbahet nga njerëzit e politikës. Këtu fillojmë nga kryeministri që ka peshën më të madhe. Por nga ish-presidentit e tjerë që i sulmojnë gjyqtarët me një fjalor rruge. Ka një dhunë nga mediat dhe ata që kontrollojnë mediat. Dhe kjo tregon se janë më pambrojtur të dobëtit. Kështu që siç ka ndodhur me drejtësinë i bihet që i dobëti të jetë i pamborjurit.

Sepse e gjyqtarët janë të intimiduar nga këta më të fortë ata që kanë armët.
Si gjyqtar e kam njohur shumë pak sepse ai ka punuar në Shkodër dhe unë Tiranë. Të gjithë ata që e njohin Astritin ka qenë një mikë shumë i mirë njerëzor. Kam bindjen se astrtit është nga ata gjyqtarët që shkonte i qetë në shtëpi me vendimin që jepte. Nuk duhet të kishte vend arma apo dhuna.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×