Kishte njohje me gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja, flet Dashnor Sula: Ishte ndër të paktët i pa korruptuar

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili ka njohur nga afër gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, theksoi se ky i fundit ka qenë ndër të paktët në sistemin e drejtësisë i pa korruptuar.

Sula tha se asnjë prokuror nuk e meriton një fund si të gjyqtarit Kalaja.

Dash Sula: Astriti ka qenë një njeri jashtëzakonisht i mirë. Thonë që jepen gjithmonë fjalët e mira për personat e ndjerë. Por Astriti meriton plotësisht fjalët e mira. Sidomos pjesën e fundit quhet njeri human.

Astriti ka qenë njeri i veçante. Dhe ka qenë gjyqtari i mirë dhe jo i korruptuar. Njeri me integritet. Dhe fati i tij që i qëlloi pikërisht Astritit. Asnjë prokuror apo njeriu i drejtësisë, nuk meriton që të ketë një fund të tillë. Nëse e keni lexuar në rrjetet sociale është e tmerrshme gjuha e dhunës të përdorësh.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×