Ndeshja e La Liga zhvendoset jashtë Spanjës, do të luhet në Miami

Nuk ka më dyshime. Zyrtarisht ndeshja mes Villareal dhe Barcelonës, do të luhet në Miami. Ka qënë vetë presidenti i La Liga, Javier Tebas që ka konfirmuar se sfida e kampionatit do të zhvendoset në Amerikë.

“Përveç një çështje të vogël formale, procesi tashmë ka përfunduar. Mund të themi se të shtunën, më 20 dhjetor, një ndeshje zyrtare e La Ligas, Villarreal-Barcelona, do të luhet në Miami, një ndeshje me pikë. Në vend që të luhet në ‘Estadio de la Ceramica’ në Villarreal, do të luhet në ‘Hard Rock Stadium’”.

Do të shkojmë atje katër ose pesë javë para ngjarjes sportive, dhe do të bëjmë publik gjithçka që La Liga bën, nga liga jonë për personat me aftësi të kufizuara, klubet me ambasadorët e tyre”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×