ZYRTARE/ Një kapitull i ri në Shkodrën, Vllaznia prezanton Csaba Laszlo

Shkarkimi, apo largimi i Edi Martinit, ishte vetëm hapi i parë. Vllaznia hap një kapitull të ri duke prezantuar në Shkodër një emër “big”, Csaba Laszlo. Tekniku hungarez është një emër shumë i njohur në botën e futbollit, me një CV të pasur, me një karrierë ndërkombëtare në Bundesligë, Skoci, Belgjike, Hungari etj.

Laszlo është shpallur dy herë trajneri i vitit në Skoci dhe Hungari. Në karrierën e tij, tekniku hungarez ka drejtuar edhe ekipe përfaqësuese si Uganda dhe Lituania.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë bëri zyrtare afrimin e Csaba Laszlo: “Eksperiencë, personalitet dhe ambicie. Një kapitull i ri në Shkodër”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Vllaznisë.

Laszlo gjen Vllazninë në një moment të vështirë, në vendin e fundit në tabelë me vetëm 2 pikë në 5 javët e para.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×