“Po të ndodhte gjyqi në Shkodër, vrasja nuk do të ndodhte”, Shemsi Prençi: As policia e Tiranës dhe as gjykata s’e njeh…

Eksperti i sigurisë Shemsi Prençi i ftuar në “Oponencë” ka fajësuar reformën gjyqësore, hartën gjyqësore që mbylli disa gjykata Apeli duke grumbulluar dosjet në Tiranë.

Prençi tha se nëse gjykatësi i ndjerë Astrit Kalaja do të zhvillonte gjyqin në Shkodër, vrasja nuk do të kishte ndodhur.

“Në Shkodër, policia e di se cfarë agresiviteti kanë palët në konflikt, ndërsa gjykata e Tiranës dhe policia nuk e dinë sensitivitetin e çështjes për 2 vendime arbitrare.

Edhe gjykatësi i nderuar, se do të zbardhet ai vendim, nuk e zgjidhi çështjen, por do e rikthente në gjykatën e shkallës së parë. Por a duhet të shkonte pala deri aty”, tha Prençi.

Shemsi Prençi: Vitet e mia të punës kanë filluar në ndërrimin e sistemeve, jam pjekur dhe po plakem në vitet e tranzicionit dhe kjo është e tmerrshme.

Unë kam djalin 34-vjec, është rritur në vitet e tranzicionit, ne sot hakmerremi për pronat, vrasim për pronat, nuk është gjykatësi simbol i korrupsionit. Kanë qenë me damkë, kanë ikur. Por jo Kalaja,

Sistemi I drejtësisë kaloi në dy faza. Vetingu dhe harta gjyqësore që bëri kala të gjitha dosjet në Tiranë.

Nëse gjykata e Apelit do ishte në Shkodër dhe cështja do shqyrtohej atje, nuk do të ndodhte kjo ngjarje.

Në Shkodër, policia e di se cfarë agresiviteti kanë palët në konflikt, gjykata e Tiranës dhe policia nuk e dinë sensitivitetin e cështjes për 2 vendime arbitrare.

Edhe gjykatësi i nderuar, se do të zbardhet ai vendim, ai nuk e zgjidhi, por do e rikthente në gjykatën e shkallës së parë. Por a duhet të shkonte pala deri aty.

 

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×