Vdes i plagosuri në aksin rrugor Qafë Mali Fierzë, teksa automjeti me të cilën po udhëtonte doli nga rruga e për pasojë “fluturoi” 300 metra në humnerë.
Sipas informacionit më të fundit nga terreni, mësohet se Prendush Kola, i datëlindjes 1971, mbeti për pak minuta i bllokuar në automjetin e tij, në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës.
Zjarrfikësit dhe banorët e zonës sapo kanë gjetur mjetin, u përpoqën ta nxjerrin jashtë të plagosurin por errësira dhe terreni i vështirë e bënë të pamundur dhënien e ndihmës në kohë sa më të shpejtë.
Në vendngjarje ishin forca zjarrëfikëse, policia dhe autoaumbulanca, por i plagosuri s’ka mundur të shpëtojë.
F
BalkanWeb