Kryeministri, Edi Rama, në fjalën e tij në Konferenca e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s tha se bashkëpunimi me vendet aleate të NATO-s është një ide e mirë, pasi sipas tij, secila palë mëson diçka të re.
Rama theksoi se vendi ynë është ndër të parët që hoqi sportelet dhe ofroi shërbimet online.
Rama: Ne kemi investuar në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve. U bëmë nga të parat vende që nuk kishin sporteleve për shërbime dhe sollëm 90% të tyre brenda në xhepat e tyre. Ky ishte synimi një investim i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar të them që kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse të sulmeve kibernetike të NATO-s. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo tre minuta, por kemi arritur t’i sprapsim. Kemi pasur 48 sulme që kanë lënë gjurmë, por nuk kanë lënë asnjë pasojë. Jemi mes të mirëve. Jemi mes të parëve që kombinuam sulmet kibernetik me inteligjencën artificiale. I mbijetuam një sulmi kibernetik që na vijnë në shëngjestër çdo ditë”, tha kryeministri Edi Rama
BalkanWeb