Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se qeveria shqiptare po ndihmon grupet kriminale të pastrojnë paratë e pista në Shqipëri me anë të investimeve.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi dha detaje nga takimi i shumë përfolur në Aruba.
Gazment Bardhi: Siç secili prej jush ka marrë dijeni për shkak se lajmi është bërë publik, një gazetar investigativ ka publikuar një investigim mbi influencën e krimit të organizuar në Shqipëri.
Në një intervistë me prokurorin e anti-mafias, gazetari sqaron se ky i fundit, shprehet se nuk është ekzagjerim ta quash Shqipëria narkoshtet, por është shndërruar në Eldorado për paratë e pista.
Si pjesë të investigimit, gazetari referon një takim të përgjuar nga anti mafia italiane dhe shërbime sekrete perëndimore, të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare afër Ramës. Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë takimit është diskutuar për ndërtime dhe investime dhe ishte e nevojshme mbështetja e miratimi nga nivelet më të larta të qeverisë shqiptare.
Në qendër të skandalit qëndronte Artur Shehu.
U ra dakord që një grup kriminal do të pastronte paratë e pista në Shqipëri nëpërmjet investimeve.
BalkanWeb