Këlliçi akuza të rënda ndaj Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, vetë nuk mban përgjegjësi për një gjyqtar që u vra në sallë gjyqi 

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu që nuk mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Këllici tha se Koçiu shkarkoi zv.ministrin e brendshëm për arsye se piu duhan, dhe sipas tij, nuk mban përgjegjësi për masakrën në Apel.

Këlliçi: Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lugë, çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që aktin e një ministri e ka pse piu duhan.

Dhe e njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×