Gazetari, Ergys Gjencaj, në një intervistë në News 24 tha se me vendimin e GJKKO për rrëzimin e dekretit të Presidentit Begaj, mund të ketë vetëm shtyrje të zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Gjencaj shtoi se qyteti mund të qeveriset nga këshilltarët socialistë.
Gjencaj: PS është një motor elektoral. Edhe nëse PS edhe do ta pranojë këtë vendiamrrje të GJKKO. Mund të kemi vetëm një shtyrje në kohë. Këshilltarët e PS mund të nisin me ligjin për qeverisjen vendore. Në nenin 62 pika c, thotë që kryebashkiaku shkarkohet kur ka tre muaj pa u paraqitur në zyrë.
Vetë vendimi i qeverisë u morr dhe u ankimua nga Veliaj. Dhe ky vendim sot është vetëm për pezullimin. Gjykata Kushtetuese ka dashur të bëjë orakullin, do ta refuzojë kërkesën e Veliajt.
BalkanWeb