Gazetari Ergys Gjencaj ka treguar dy skenarë e PS-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë. I ftuar në rubrikën e drekës në News24, Gjençaj tha se nuk ka pritshmëri që Veliaj të kthehet në detyrë.
“Parimisht vendimi i gjykatës kushtetuese, është vendim që ka fuqinë e ligjit. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i maxhorancës. Edhe nëse pranohet nga PS kjo vendimmarrje, mund të kemi në shtyrje të zgjedhjeve në Tiranë. Vendimi u mor në bazë të ligjit të qeverisjes vendore. Kryetari shkarkohet në momentin kur ka 3 muaj pa u paraqitur në zyrë. Kjo vendimmarrje u mor në këshillin bashkiak dhe më pas në Këshill të Ministrave. Vendimi sot është për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë. Gjykoj se Gjykata Kushtetuese do të refuzojë kërkesën e Veliajt. Gjykata mund ta riktheje Veliajn në detyrë. Kryetarja e gjykatës duhej të dilte në deklaratë dhe jo të fshiheshin pas gishtit. Por s’kam pritshmëri se Veliaj do të rikthehej në detyrë.
Klodiana Lala: gjykata ka pezulluar vetëm zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Vendimet e gjyqësorit nuk diskutohen. Praktika ka treguar se PS-ja nuk i ka zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ndoshta me forcën e kartonëve, dhe PS-ja mund t’i zhvillojë zgjedhjet në Tiranë. Nëse vendimi nukl zbatohet, sdo të ishte vend normal. Do të ishte njollë e madhe për PS.
BalkanWeb