Në studion e News24, ka qenë i ftuar deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me pezullimin e dekretit të zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës.
Me tone të ashpra, Balliu ka vënë theksin te veprimet e presidentit Bajram Begajt, duke i quajtur shkelje të drejtëpërdrejta të Kushtetutës.
Ai u shpreh se deputët e PD-së e kanë pasur bindjen se presidenti do ndërmerrte këto vendime.
Klevis Balliu e përshkruan Begajn si të “programuar” njësoj si ministrja virtuale Diella, sepse sipas tij, presidenti vepron nën urdhërat e Edi Ramës.
Deputeti demokrat, ndërkohë, i bën thirrje kreut të qeverisë, nëse ai ka respekt për institucionin, duhet të çohet dhe të japi dorëheqjen.
Klevis Balliu: A ka ndonjë “fije” morali që të paktën të ngrihet dhe të japi dorëheqjen?
Ky njeri sot ka shkelur Kushtetutën.
Të bindur të jemi që çdo deputetë i PD e ka ditur shumë mirë se çfarë ka qenë duke bërë Bajram Begaj.
Sot është faktuar një shkelje shumë e rëndë. Sot Presidenti nëse ka respekt ndaj institucionit, duhet të çohet dhe të japi dorëheqjen.
Begaj është programuar me të njëjtin progra që është programuar dhe Diella, të bëj çfarë thotë Rama.
Presidenti i Republikës, mban dot përgjegjësi?
Ne do të shkonim në zgjedhje në datën 9 nëntor nëse nuk do të shfuqizohej si datë
Ne këtu sapo kemi marrë lajmi që presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën.
Ky për dinjitetin e vetë, për respektin ndaj institucionit dhe familjes së vet të kërkoj falje dhe të japi dorëheqjen, nëse s’do të vazhdojë me rrugën e Diellës.
BalkanWeb