“GJK tregoi se është e pavarur, dekretimi i zgjedhjeve, amatoresk”, Aga: Ja diferenca mes Binajt dhe Manastirliut

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Ethem Aga, ka qenë i ftuar në studion e News24, për të folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend.

Teksa, është hapur tema e pezullimit të dekretimit për zgjedhjet e bashkisë Tiranë, Aga është shprehur se Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq politik”.

Sipas tij, kjo gjë bëhet evidente në momentin që është dekretuar një pezullim i tillë nëpërmjet një letër “bakalli”.

Më pas, Ethem Aga ka krahasuar kandidatët për bashkinë e Tiranës, nga dy palët kundërshtare politike.

Për të, modeli i Manastirliut dhe roli i saj është thjesht si zbatuese e urdhërave të Edi Ramës ndërsa Florjan Binaj, është një figurë e ndershme. E thënë nga ish-kandidati demokrat, kjo përbën një diferencë tepër të madhe.

Ethem Aga: Bajram Begaj dhe “shefi i tij” Edi Rama ka dhënë një akt shumë të dobët. Kjo na tregon që Shqipëria është në një udhëkryq politik, në rastin që ndodh një pezullim nëpërmjet një letër “bakalli”. Po ta shohim, Rama e ka vendosur vetë Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës. Manastirliu nuk e vendosi të ishte kandidate. Ndërsa, Florjan Binaj zgjodhi të jetë kandidat i pavarur.

Binaj është jo partiak, por vendimi i tij është politik. Ai është një figurë puntore dhe një figurë e ndershme. Ka një diferencë të madhe nga kandidatura e PS. Gjëja e parë që ka thënë Manastirliu është se do të punonte për të liruar hapësirat publike. Ky mision është i nisur nga Rama. Kjo tregon që Manastirliu nuk ka asnjë projekt por tregon që është thjeshtë zbatuese e Edi Ramës.

Florjan Binaj është një rezultat i bisedimeve të partive opozitare, qofshin aleate ose jo aleate. Ky kandidat është Binaj. Ai ka marrë një mbështetje të madhe nga opozita. Këtu është diferencë e madhe të kandidaturave. Përfaqësohen dy modele të ndryshme. Unë po them që jemi në një udhëkryq, në një situatë politike të jashtzaknshme dhe duhet një zgjidhje të jashtëzakonshme. Florjan Binaj është një model absolutisht demokratik.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×