PS mobilizon strukturat! A do të ketë zgjedhje në Tiranë në 9 nëntor? Vangjeli: Në këtë situatë…

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, duke theksuar se ky zhvillim është pjesë e funksionimit normal të sistemit institucional në vend.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Vangjeli tha se, në raste me interes të veçantë publik, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të shqyrtojë çështje brenda një afati deri në tre muaj.

“Teorikisht, nuk ka zgjedhje më 9 nëntor,” tha Vangjeli.

Ai theksoi se vendimi i sotëm nuk përbën një situatë të jashtëzakonshme, por një proces normal institucional.

“Sot nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Sistemi ka funksionuar. Pati një gjykim, u bë një ushtrim juridik nga këshilli bashkiak, u shkarkua kryetari i bashkisë, pasoi dekreti i Presidentit, dhe Gjykata Kushtetuese tha se është në kundërshtim me ligjin. Topi është sërish në qendër,” u shpreh analisti.

Në mënyrë figurative, ai ironizoi klimën politike në vend duke thënë:

“Shqipëria është në një cikël të pafundëm fushatash. Lërini spekulimet. Ka marrëzi që qarkullojnë në politikë, por kjo është normale.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×