Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ “GJK mund të ndërmarrë veprime ndaj Presidentit”, Bojaxhi: Mesazhi në PS dhe PD është “votimet do të bëhen”

Aktivisti Gjergj Bojaxhi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, duke e konsideruar situatën si një pasojë të përplasjeve brenda mazhorancës dhe një pengmarrje politike të qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, ai tha se në opinionin publik Erion Veliaj është tashmë i dënuar moralisht, dhe se qytetarët e Tiranës kanë të drejtën legjitime për të zgjedhur një drejtues të ri për qytetin.

“Veliaj, në opinionin publik, është i dënuar. Tirana duhet t’i japë drejtimin dikujt tjetër. Çfarëdo inati mes Ramës dhe Veliajt, qytetarët janë peng i këtyre manovrave politike,” tha Bojaxhi.

Ai theksoi se edhe pse procesi ligjor duhet të respektohet dhe duhet të sqarohet nëse Presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, Gjykata Kushtetuese ka kompetenca jo vetëm për të pezulluar procesin zgjedhor, por edhe për të ndërmarrë veprime ndaj institucioneve që kanë shkelur ligjin, përfshirë Presidentin ose Këshillin e Ministrave.

Sa i përket situatës politike pas pezullimit të zgjedhjeve të planifikuara më 9 nëntor, Bojaxhi theksoi se si PS edhe PD tashmë janë të përfshira në fushatë informale, e cila po vijon pavarësisht mungesës së një date të saktë për zgjedhjet.

“Unë nuk jam ende i sigurt për zhvillimet e mëtejshme, por mesazhi është i qartë brenda partive politike: zgjedhjet do të bëhen. Të dyja palët kanë pranuar që do të vazhdojnë fushatën në mënyrë informale,” deklaroi ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×