Tentoi të hynte në Shqipëri, teksa ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet në Firence, ndalohet 55-vjeçari.

I ndaluari rezultoi i dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence, me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2007, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 55-vjeçarit, në Itali.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×