Serbi-Shqipëri, Sylvinho e pranon: Ndeshje aspak e zakonshme, presioni të shërbejë për mirë

Në konferencë për shtyp para Serbisë, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho e pranoi se kjo ndeshje nuk është aspak e zakonshme, por u shpreh se presioni le të ketë ndikim pozitiv.

“Ne që jemi këtu dhe lojtarët janë të mësuar me presionin, është i bukur, se ndryshe nuk do ishin këtu. E mëson që 15, vjeç, që 18 kalon në ekipin e parë, në 22-23 mund të luash në derbi. Unë jam nga San Paolo, e kam përjetuar në Londër me Arsenalin.

Ne jemi të mësuar, është një motivim ekstra për ne, e kam thënë që Letonia ishte e rëndësishme që të vinim këtu në kushtet e duhura për kualifikim. Nesër është shumë e rëndësishme, kush fiton siguron një përqindje të rëndësishme për të shkuar para”- tha Sylvinho.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×