“Pres futboll korrekt, shpresoj që mbrëmja të flasë shqip”, Zalla: Serbia me probleme, Shqipëria të jetë e guximshme

Serbia dhe Shqipëria “përplasen” këtë të shtunë në Leskovac, në sfidën që do shkojë për llogari të kualifikuese të botërorit. Si serbët, ashtu edhe kuqezinjtë, janë në garë për një biletë në botëror dhe ky takim mund të rezultojë vendimtar.

Gazetari i njohur, Lirim Zalla në Sport Neës në Neës 24 pranoi se një sfidë e tillë nuk është aspak e zakonshme, ndërsa vendosi në “peshore” të dyja skuadrat. Zalla tregoi bindjen se nuk pret ndonjë episod ai i Beogradit.

“Shqiptarët e Kosovës kanë historikun e tyre, për atë që kanë hequr nga sllavët e serbët. Në marrëdhëniat tonë, qoftë edhe në futboll, në mes është Kosova. Disa lojtarë tanë janë me origjinë nga Kosova. Të gjitha këto, duke përfshi elementë të gjeopolitikës, nuk kemi të bëjmë me ndeshje të zakonshme. Derbi i veriut është me Serbinë. Jam dakord me Xhafën, sot do flitet për futboll.

Nuk besoj se do ndodhë asgjë, do luhet futboll korrekt, janë parashikuar 5 mijë veta. Ne kemi dhënë shembull se futbolli është lojë, është lojë që bashkon. Ne i kemi pritur mirë në 2 ndeshje. Kam besim se mbrëmja do flasi shqip.

Dikur prodhonim shumë, tani jo- Lojtarët nuk rrinë gjithmonë në top-formë. Të gjithë e kujtojnë Asanin.

Serbia ka probleme, në botërorin e fundit ishin por jo në të parafundit. Serbia ka patur oshilacione, nuk po shkëlqejnë por lojtarët janë prezentë në disa klube europiane.

Ne duhet të kemi një lojë më të guximshme. Nuk ka ndryshim nëse humbe 3-1 apo 3-0.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×