Sulmuesi i Kombëtares, Broja tregoi këndvështrimin e tij pas fitores 0-1 ndaj Serbisë.
“Të gjithë çunat ishin gati dhe të motivuar. Kur kemi ardhur të gjithë bashkë kemi qenë në një mendje për të fituar këtë ndeshje dhe ia dolëm mbanë. Ishim në vështirësi, ne ishim skuadër e vendosur dhe jemi mbrojtur shumë mirë. Në pjesën e dytë ata kishin më shumë raste sepse donin të shënonin patjetër gol.
Kisha mundësi të godisja në një rast, por Uzuni dhe Manaj ishin më mirë për t’i shërbyer. Jam shumë i gëzuar. Më mungon goli dhe është e vështirë, kam qejf të shënoj gola dhe të asistoj. Edhe unë mërzitem sepse jam një sulmues, por sot jam i gëzuar. Kisha pasur pak dëshirë të sulmoja, por u desh të mbronim shumë”, tha Broja.
BalkanWeb