Te Serbia ka kaos total, pas humbjes ndaj Shqipërisë, disfatë kjo që zvogëlon shanset për një kualifikim në botëror.
Të shumtë janë ata që sulmojnë trajnerin Stojkovic, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen nga pankina.
Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i përfaqësueses serbe, Nemanja Radonjiç, ka sulmuar Stojkovic, nëpërmjet një postim në rrjetet sociale.
Në publikimin e bërë, shihet Radonjiç me fanellën e kombëtares, sakaq dëgjohet kënga e Indira Radiç, “Heroji”.
“Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten”- dëgjohet në këngë. Mesazhi thuhet se është posaçërisht për teknikun Stojkovic.

BalkanWeb