Të pa kënaqur me shumën që përfitohet, eksperti sqaron procedurën: Ja hapat që duhet të ndjekin qytetarët

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24, ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, I cili foli në lidhje me problematikat me shifrat për daljen në pension, qoftë me njohjen e viteve të punës ashtu edhe shifrën përfundimtare që përfitohet.

Ai ka sqaruar procedurën të cilën qytetarët mund të ndjekin në rastet kur nuk janë të kënaqur dhe kanë pretendime mbi shumën të cilën duhet të përfitojnë.

“Qytetari sipas legjislacionit shqiptar ka të drejtën e një ankimimi administrative, fillimisht në degën e përfitimeve, që shqyton kërkesën e qytetarit për shqetësimit në lidhje me masën e përfitimit të pensionit.
Nëse Dega i kthen përgjigje negative, qytetari ka të drejtë të ankimojë në Komisionin Rajonal të Ankimimit.

Në rastin që edhe ky hap nuk zgjidh problematikën, duhet të ankimojë në Komisionin Qendror të Ankimimit, ku analizohet përgjigja e marrë deri tan nga qytetari dhe se si janë ndjekur procedurat. Brenda 35 ditësh kthen përgjigje qytetarit, nëse qytetari ka të drejtë, ankimimi i kthehet shkallës më të ulët.
Nëse edhe komisioni Qendror kthen përgjigje negative, qytetari ka të drejtë me kërkesë padi t’i drejtohet gjykatës për të zgjidhur këtë problem në rrugë gjyqësore”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×