Burim aksidentesh/ Kujdes! Nga sot, ndalohen skuterat elektrikë

Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Albana Koçiu e cila bëri publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike. Ministrja Koçiu u shpreh se “kemi marrë një sërë ankesash nga qytetarësh rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë por edhe për vetë përdoruesit e tyre. Të dhënat e policisë së shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje”.

“Sot i kam kërkuar policisë së shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore duhet ta kenë të qartë të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë do të qartësojmë një herë e përgjithmonë se cilat janë korsitë rrugë apo hapësira ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator interesi publik dikton një ndërhyrje të mëhershme. Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë, Franca Italia Gjermania në rajon Maqedonia e Veriut kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm”, u shpreh ministrja.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash. Nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi. Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×