Policia ka proceduar penalisht një 31-vjeccar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ju gjetën 13 200 euro të padeklaruara.
Sipas autoriteteve, autori H.J akuzohet për “Mosdeklarimin në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
BalkanWeb