“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e të rinjve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregullore.

Gazetari Xhulian Ferzaj raporton se disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij. Megjithatë, autoritetet janë të vendosura të zbatojnë masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore.

Policia e Shtetit ka nisur sot një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike (scooterave) dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Aksioni po zhvillohet në disa pika të Tiranës, përfshirë edhe kryqëzimin pranë

Universitetit “UFO”, ku janë kapur pamje të ndërhyrjes së forcave policore.
Zyrtarët e policisë bëjnë thirrje për respektim të plotë të rregullave dhe paralajmërojnë masa ndëshkuese për këdo që i shkel ato.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×