“Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës, sapo e patë”, incidenti që shkaktoi të qeshura gjatë fjalimit të Ramës (VIDEO)

Një ‘incident’ që ka shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve ka ndodhur teksa fliste kryeministri Edi Rama në forumin e parë të Investimeve EU–WB6.

Një pjesë e foltores që ishte vendosur në podiumin ku flisnin të pranishmit, është shkëputur teksa pikërisht kryeministri Rama fliste për ‘krizë’. Mes humorit, kryeministri theksoi se shembull i krizës ishte pikërisht ky incident që sapo ndodhi.

“Kriza ka ardhur tashmë dhe le ta transformojmë atë në nevojë. Më falni. Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës, sapo e patë”, tha Rama, ndërsa të pranishmit duartrokitën dhe qeshën.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×