Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se reforma zgjedhore nuk mund të bëhet pa praninë e OSBE-ODHIR.
Duke folur dhe për reformën territoriale, Berisha tha se Rama ka plan që të katandisë vendin nga 61 bashki në 28.
Berisha: Reforma zgjedhore, nuk mund të ketë pa praninë e ODHIR. Do ftohet ODHIR, do dërgohet pasi të pranohet ftesë e ODHIR. Natyrisht me praninë e ODHIR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një nga një të gjitha rekomandimet.
Për reformën territoriale ne kemi dorëzuar. Në parlament ekzisotn e reformës territoriale që ka dorëzuar PD. Projekti ynë ndryshon si nata me ditën për projektin që ka Edi Rama. Projekti i Ramës. Rama ka ndërmend faktikisht të pjestojë me disa herë fuqinë ne votës së qytetarëve shqiptarë.
Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62 në 28 bashki dhe komuna. Reforma e parë e tij ishte një katastrofë. Një qark me 120 mijë banorë ka 7 njësi të qevesje vendore. Dhe një qark me 1 milionë banorë ka 4 njësi administrative vendore. Kjo është e vëetetë për Tiranën dhe Gjirokastrën.
BalkanWeb