Trajneri i kombëtares, Sylvinho heziton të flasë për Play off, përderisa matematika nuk e thotë ende diçka të tillë. Në konferencë për shtyp para Jordanisë, tekniku ishte me “këmbë në tokë”, teksa theksoi se gjithçka do vendoset në nëntor.
“Play-off? Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar që na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, koka është kthyer te kjo gjë e rëndësishme në nëntor. Kemi ndeshje në nëntor, i kam thënë djemve që nga e nesërmja nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe koka është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë për më para”- tha ai.
BalkanWeb