Pas humbjes ndaj Shqipërisë, atmosfera te Serbia nuk është aspak e mirë. Në konferencë për shtyp para Andorrës, sulmuesi i serbëve, Aleksandar Mitrovic iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
“Një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm është lënë pas! Për ekipin dhe të gjithë kombin. Pas një humbjeje, gjithmonë dëshiron të rikuperohesh me një rezultat të mirë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse kemi një ndeshje të rëndësishme përpara, asgjë nuk varet nga ne tani. Duhet të regjistrojmë tre fitore në tre ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që pjesa tjetër e rezultateve të shkojë në favorin tonë.
Unë besoj se edhe Shqipëria do të gabojë! Gjëja më e rëndësishme për ne është ndeshja e parë, kundër Andorrës, duhet të fitojmë.
Po bëhet çdo ditë më e vështirë! Për fat të mirë, sfida të reja vijnë çdo ditë. Ndeshja me Shqipërinë do të na lëndojë për një kohë të gjatë, një mësim i madh, për fat të keq, ishte edhe për futbollistët e rinj, debutuesit. Pas ndeshjes me Andorrën, do të mendojmë më hollësisht për atë që na ndodhi të shtunën. Është e thjeshtë, duhet të jetë kështu!
Jam këtu për të ndihmuar trajnerin, sa më shumë që të mundem. Gjëja më e rëndësishme është të ngremë nivelin e ekipit, loja në Andorra, pavarësisht se si tingëllon, për ne është një çështje “të jesh apo të mos jesh”. Tani, pavarësisht nëse shënoj tregolësh, një gol apo diçka tjetër, gjëja më e rëndësishme është fitorja”,- tha ai.
BalkanWeb