“Zjarr dhe tym me mbetjet buzë Vjosës në Këlcyrë”, Shehu: Kur të fillojnë reshjet mbetjet do përfundojnë në zonën e mbrojtur nga UNESCO

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur ashpër kritikë ndaj qeverisë për strategjinë e re të menaxhimit të mbetjeve, duke e cilësuar atë si një politikë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme që kërcënon banorët dhe mjedisin.

Në një postim në Facebook, Shehu denoncoi re tymi toksik që përsëri sot ka përfshirë zonën nga Përmeti në Këlcyrë për shkak të djegies së mbetjeve. “Perseri dhe sot, re tymi toksik mbi ata banore e qeniet e gjalla, nga Përmeti në Këlcyrë,” shkruan ai. Ai paralajmëroi se me fillimin e reshjeve, mbetjet do të përfundojnë në lumin Vjosë, që është zonë e mbrojtur nga UNESCO.

Ai përmendi edhe humbjen prej 430 milionë eurosh të investuara në inceneratorë që nuk funksionuan dhe akuzoi autoritetet se po vazhdojnë me një politikë të dëmshme. “Mbasi u humbën 430 milionë euro me inceneratorët, do të vazhdohet me strategjinë: Veri flaken ose hidhi në lumë! Turp e krim ky!” shkroi Shehu.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×