“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”/ Edi Rama “mollë sherri” mes Trump dhe Macron? DailyMail: Çfarë tha presidenti amerikan në samitin e Gazës në Egjipt

Duket se Donald Trump ka dashur të “sqarohet” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, në lidhje me një episode ku përfshihej dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Bëhet fjalë për momentin kur Edi Rama zgjodhi të bënte shaka me lapsusin e Trump, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

Ditën e djeshme, në samitin e Gazës në Egjipt, Daily Mail pretendon se në sajë të ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.

Dialogu:

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë.

Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×