“65.5 mln euro pasuri të sekuestruara, 570 raste korrupsioni janë çuar për gjykim”, Lamallari raporton te “Ligjet: Të përdoret më shumë AI për hetime proaktive

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari po raporton sot në Komisionin e Ligjeve, ku bëri një raport të punës së bërë nga kjo ministri gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se janë rritur hetimet proaktive dhe sekuestrimet pasurore në krahasim me 5 vitet e fundit.

“Shqipëria ka pasur në 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit. Hetime të nisura kryesisht nga prokurorët janë rritur me 12.3 për qind. Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri. 569 çështje korrupsioni me 234 të pandehur janë çuar për gjykim, ndërsa SPAK ka regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht”, tha ai.

Lamallari ka renditur edhe 5 objektivat për vitin 2025, mes të vcilava përendi edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në hetimet proaktive:

Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut
Forcimi i luftës ndaj kriminalitetit
Integriteti dhe transparenca në punën e prokurorisë
Rritja e eficencës dhe kapaciteteve institucionale
Përdorimi i metodave bashkëkohore dhe ndërveprimi institucional, përdorimi I AI në hetime proaktive.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×