Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar takimin e fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili erdhi pak ditë pas një batute të kryeministrit Edi Rama për një lapsus të Trump, shaka e bërë pikërisht në prani të Macron.
Sipas Kullurit, kjo sjellje e Ramës nuk ishte e rastësishme, por një veprim i menduar dhe i kalkuluar me kujdes në funksion të pozicionimit të tij në skenën politike dhe ndërkombëtare.
“Rama është kalkulues i mirë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në diplomacinë personale ka bërë mirë,” u shpreh Kulluri.
Ai shtoi se deklarata ironike e kryeministrit shqiptar ndaj Trump, mund të ketë qenë një mënyrë për të justifikuar një goditje që, sipas tij, Rama pret të marrë në vijim.
“Kalkulimi i Ramës ishte, sipas meje, që pret goditje të forta dhe këtë e bëri për të thënë se goditjet i erdhën sepse bëri këtë veprim,” tha Kulluri.
BalkanWeb