Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.
Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.
BalkanWeb