Vit perfekt në Çiklizëm, Pogaçar tregon çastin kritik: Mendova tërheqjen

Tadej Pogaçar ka përmbyllur një nga sezonet më të jashtëzakonshme që mbahen mend në çiklizmin modern, me 20 fitore, ku shënoi triumfin e katërt në Turin de Francës, dopetë titujsh botëror dhe europian në rrugë, si dhe suksesin e pestë radhazi në “Il Lombardia”, një arritje historike. Por, siç ka rrëfyer së fundmi çiklisti slloven, sezoni që sot duket perfekt, ka qenë shumë pranë kolapsit.

Pogaçar tregoi pa filtra përvojën e tij në podkastin “Tour 202”, pas garës “Pogi Challenge” që u zhvillua në vendin e tij. Pikërisht aty, ai zbuloi momentin më të vështirë të vitit, atëherë kur kryesonte me autoritet Turin e Francës pas dy javësh dominim. “Pas etapës në Mont Ventoux, fillova të ndiej shqetësime në gju. Ditën tjetër, me mbërritjen në La Plagne, bënte një të ftohtë të tmerrshëm dhe trupi im thjesht u fik.Mbaja lëngje, isha në shok. Ndiqesha i shkëputur nga gjithçka, i rraskapitur fizikisht dhe mendërisht. Madje mendova të tërhiqesha nga gara”, rrëfeu Pogaçar.

“Isha i tejngopur. Nuk ndihesha mirë as në trup dhe as në mendje. Isha i lodhur nga gjithçka” shtoi ai. Kjo rënie ndodhi pikërisht në një nga segmentet më të vështira të garës, ku shumë kampionë kanë humbur shpresat për fitore. Megjithatë, Pogaçar arriti të përballej me vështirësitë dhe ruajti fanellën e verdhë deri në Paris. Në Montmartre, ai dhuroi një nga paraqitjet më të paharrueshme të vitit, përkrah Vut van Aert, duke vulosur kurorën e tij të katërt në “La Grande Boucle”.

“Kushdo që ka bërë një grand tur e di se çfarë lodhjeje sjell. Që në javën e parë fillon ta ndjesh, dhe përpara ke edhe dy të tjera. Është e pamundur të arrish i freskët në fund, sidomos në Turin e Francës”, deklaron 27- vjeçari. Pas një pushimi të merituar, Pogaçar u rikthye edhe më i fortë: fitoi titullin e dytë Botëror, këtë herë në Kigali të Ruandës, kampionatin Europian në Francë vetëm shtatë ditë më vonë, dhe e mbylli sezonin me fitore në “Tre Valles Varesinos” dhe në “Il Lombardia”, ku theu rekordin e Fausto Kopit me pesë fitore radhazi.

NJË VIT I ËMBËL, POR ME ÇASTE KRITIKE

Sezoni 2025 do të mbetet i gdhendur në histori, por mund të kishte marrë një kthesë të rrezikshme për një çast të vetëm. Rrëfimi i Pogaçarit shërben si kujtesë që zbulon se edhe në vitet që duken perfekte, fshihen momente dobësie dhe beteja të brendshme. Pikërisht për këtë arsye, suksesi i tij merr edhe më shumë vlerë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×