Plagosja te parkingu i Megatek/ Kush është 25-vjeçari që u qëllua me plumb në këmbë, identifikohet edhe autori (EMRI)

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e regjistuar në parkingun e Megatek, pranë mbikalimit të Rinasit.

Fabjo Arifaj rreth 25 vjeç është qëlluar me një plumb në këmbë.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim Grisjan Latifajn.

I plagosuri ëashtë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vorë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×