Ish-deputeti i PS i pranishëm në protestën e UÇK: Kemi bërë ç’mos që Kosova të jetë shtet sa më i fortë

Ish-deputeti i PS, Denis Deliu, i pranishëm në protestën e UÇK në Tiranë theksoi se qeveria me në krye Edi Ramën ka bërë ç’mos që Kosova të jetë shtet sa më i fortë.

Deliu tha se nëse do të vijonte të ishte deputet i PS, do të votonte pro rezolutës që të njihet gjenocidi në Kosovë

“Kjo është një shenjë mbështetje për luftëtarët e UÇK. Për padrejtësitë dhe vuajtjet për familjet e dëshmorëve. Mendoj se do të reflektojë për një drejtësi të shpejtë dhe sa më efikase që luftëtarët e UÇK të kthehen në Shqipëri.

Unë bashkë ashtu si shqiptarët mendoj se Serbia ka fabrikuar ka punuar me kohë që luftëtarët e UÇK të vihen në paraburgim të planifikuar dhe me një drejtësi të zgjatur.

Në Shqipëri kemi qeveria me në krye Edi Ramën ka qenë mbështetje për sa i përket luftës së UÇK. Unë e them këtë edhe si ushtarak dhe deputet. Kemi bërë ç’mos që Kosova të ketë institucione më të forta dhe një shtet sa më të fortë. Gjatë 4 viteve është lobuar që Kosova të ketë njohje të reja, në UNESCO, në Interpol.

Unë mendoj se është në rrugën e drejtë. Politika kosovare dhe shqiptare duhen patjetër që të bashkohen. Unë besoj që të dyja janë në të njëjtin qëllim, që UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe kjo duhet ti bashkojë.

Unë kam shërbyer si deputet para 4 viteve, gjithmonë kemi qenë që të bashkohemi si deputet të gjitha partitë dhe ta dënojmë si gjenocid çdo luftë në Kosovë. Nuk është gjetur, ajo gjuha e duhur, unë besoj shumë që partitë të reflektojnë. Jemi të gjithë dëshmitarë, ka prova të konsiderueshme që në Kosovë ka mijëra viktima ra shumë të dëshmorë. Rezolutën po të isha deputet do ta kisha votuar për gjenocid.”, tha Deliu.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×