“Anuela Ristani u ka ngecur aty, nuk firmos gjë dhe duan ta heqin”, Abilekaj: Zgjedhjet e Tiranës mund të bëhen më 9 nëntor nëse…

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar zhvillimet në Bashkinë e Tiranës dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas Abilekajt, situata aktuale në krye të bashkisë është e bllokuar për shkak të rolit të Anuela Ristanit, e cila ndodhet në detyrën e kryetares në detyrë dhe ushtron kompetenca për shkak të mungesës së Erion Veliajt, por nuk ka mbështetjen politike nga PS.

“Në Tiranë është Anuela Ristani që nuk shkarkohet dot, se është aty si nënkryetare dhe ajo nuk firmos asgjë që nuk do. Ajo e di që e kanë flakur, dhe këta nuk e duan aty, kanë ngecur me atë,” tha Abilekaj.

Gazetari theksoi se kjo situatë bllokimi institucional mund të jetë arsyeja që po shtyn përpara mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, pavarësisht debatit ligjor që ka shpërthyer rreth dekretimit të tyre.

“Besoj se për këtë arsye do bëhen zgjedhjet në Tiranë sa më shpejt, edhe pse ligjërisht nuk mund të bëhen zgjedhjet në 9 nëntor. Me ato çfarë ndodhin në këtë vend, dekreti mund të kthehet dhe zgjedhjet të bëhen edhe në 9 nëntor,” shtoi Abilekaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×