Parashikimi i motit për sot, 19 tetor 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×