Zjarri në Maliq, 2 fëmijët në gjendje të rëndë shëndetësore

Pasi nëna ndërroi jetën për shkak të asfiksimit, edhe fëmijët e saj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fëmijët të moshës 14-vjeç dhe 16-vjeç janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës.  Sipas burimeve ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacioni paraprak:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×