VIDEO/ Brenda banesës që u shkrumbua në Maliq, çfarë la pas zjarri që i mori jetën nënës dhe djalit të saj

dhe News24 sigurojnë pamjet brenda banesës së familjes Hazisllari që u shkrumbua nga zjarri në Maliq.

Në momentin e zjarrit në shtëpi kanë qenë nëna dhe 2 fëmijët e saj. Bilanci është tragjik, 2 të vdekur nga asfiksia, gruaja dhe një nga fëmijët, ndërsa tjetri ndodhet në spital.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka djegur çdo gjë brenda dhomës ku kanë nisur flakët.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se nga kjo ngjarje tragjike ka humbur jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç.

Ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe.

Policia, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë dhe të Prefektures janë në vendngjarje për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×