Vajza 6-vjeçare anëtare e familjes Azisllari që ju dogj banesa në Maliq, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e saj është shumë e rëndë për shkak të djegieve të shumta që ka pësuar në trup.
Nefeli Hazisllari është për momentin e vetme e mbijetuar nga kjo tragjedi.
Sipas dëshmive të fqinjëve ajo vuan nga autizmi.
BalkanWeb