Fabrika e Birrës Korça është shndërruar në një destinacion turistik për vizitorët e huaj, por edhe ata vendas.
Inxhinieri italian, Flavio Lapieve ka ndarë me ndjekësit historinë interesante të Birrës Korça që nga themeluesi i saj, Umberto Uberti dhe zhvilluesi aktual, z.Irfan Hysenbelliu.
Postimi i inxhinierit Italian
Gazeta shqiptare online “Bota Sot”, ka shkruar një artikull mbi vizitën e zhvilluar vitin e kaluar nga pasardhësit e themeluesit të birrarisë më të rëndësishme (edhe sot) shqiptare, birraria “Korça”, e themeluar në vitin 1928 në Korçë nga ish-farmacisti nga Pieve di Soligo, Umberto Uberti
Historia e birrarisë:
Armando Xoxa, Drejtor i Përgjithshëm i Birrës Korça na tregoi origjinën e birrarisë. Umberto Uberti ishte një farmacist nga Pieve di Soligo me përvojë në fushën e ndërtimit të rrugëve në Rumani dhe furnizues i pijeve të destinuara për ushtarët.
Më pas ai ndërtoi një fabrikë për prodhimin e akullit në Venecia dhe themeloi Umberto Uberti Sas, e cila kishte si qëllim kryesor furnizimin e birrarive venete.
Në vitin 1928, Umberto Uberti, së bashku me familjen Luciani, pronare në atë kohë e grupit Dreher, dhe Selim Mborje, ndërtuan fabrikën e Birrës Korça, në distriktin e Mborje, Korçë, ku prodhoheshin birra Blonde Ale dhe Brown Ale, përveç ujit të ambalazhuar dhe akullit.
Për saktësi, në vitin 1928 arkitektët italianë realizuan projektet për ndërtimin e birrarisë, që më pas u krye në vitin 1929, me mbështetjen e Parlamentit shqiptar dhe me miratimin e Mbretit të Parë Zog, të firmosur nga Pandeli Vangjeli, Mit’hat Frashëri dhe avokati Mano.
Në ato vite, ndikimi i kulturës italiane ishte shumë i rëndësishëm, në fakt pati një ndikim të fortë si në arkitekturë, ashtu edhe në kulturën industriale.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vendosjes së sistemit politik komunist në Shqipëri, më 11 janar 1946, fabrika e Birrës Korça iu nënshtrua procesit të nacionalizimit sipas ligjeve të kohës dhe, në prill të vitit 1994, një grup aksionerësh vendas e bleu duke e privatizuar.
Në vitin 2004, kompania u mor nga sipërmarrësi shqiptar Irfan Hysenbelliu, aktualisht President i birrës Korca sh.p.k., i cili, duke ruajtur të pandryshuar konceptin arkitektonik origjinal, nisi një rindërtim të thellë strukturor dhe një inovacion teknologjik. Në fakt, Hysenbelliu zëvendësoi plotësisht linjat e prodhimit.
Sa i përket prodhimit, ne prodhojmë tre lloje birrash: bionde, të zezë dhe O1. Pjesë e birrës Korça është edhe Uji Fab, një ujë natyral oligomineral i lançuar në vitin 2014, dhe jemi gjithashtu distributorë në të gjithë Shqipërinë të Green Cola. Për më tepër, këtë vit Grupi Hysenbelliu është bërë pronari i birrës Tirana.”
BalkanWeb