Rubin Kazan u mund në shtëpi me shifrat 0-3 ndaj Baltikas, në ndeshjen e kampionatit rus. Protagonist negativ te skuadra e Rubinit ishte sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku.
Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie të fituar nga ai vetë, por nuk ia doli dot të shënonte, kjo edhe për meritë të portierit Borisko.
Ky gabim nuk “zbeh” sezonin e Dakut, i cili deri më tani, në 12 ndeshje, ka realizuar 8 gola. Në këtë ndeshje, ai mori vlerësimin e ulët 5.9.
BalkanWeb