Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic dha opinionin e tij pas humbjes 1-2 ndaj Vorës.
“Patjetër duhet të bëjmë një analizë. Kur erdhi goli i parë, nuk ishim më në fushë. Një gol i pësuar çuditërisht, nuk e kuptojë se çfarë ndodhi. Edhe goli i dytë erdhi shumë thjeshtë. Nuk ishim shumë fortë në duele. Një humbje turpi.
E çuditshme, nga ana taktike, sikurse përqendrimi në fushë. Gabimet ndikuan te golat e pësuar. Ishim gati edhe për tranziocion negativ dhe pozitiv. Ne ishim pak hapur. Jam shumë i mërzitur.
E kishim ndeshjen në kontrollë, shumë turp për mënyrën se si ndodhi e gjitha. Tani nuk mund të bëjmë analizë të plotë, sepse jam i nxehtë.
E qartë se mungoi përqendrimi. Dy gabime të mëdha për një skaudër si Elbasani nga golat e pësuar. Nga pjesa e parë deri te goli i pësuar ishim në ekuilibër, por pastaj nga shkaku ndeshja për gabimet tona.
BalkanWeb