Mëngjesin e sotëm i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24 ishte eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha.
Ai ka evidentuar problematikat me të cilat përballen qytetarët dhe faktin që shpesh bëhen padrejtësi në përcaktimin e shumës të pensioneve.
“Indeksimi i pagave për efekt llogaritja e pensioneve, përcaktohet çdo vit në bazë të zhvleftësimit të parasë.
Periudhë para 1994, ‘94-2001 dhe periudha 2002 e në vijim. Ky është çelësi i përcaktimit të masës të pensioneve.
Askush deri sot nga ata që e quajnë veten specialistë, nuk ka folur për skemën e sigurimeve shoqërore, pasi çmimet në treg janë shumë më të larta se indeksimi, por askush nuk ka dalë të përcaktoje se çfarë janë koefiçentët dhe në momentin që i nxjerr qeveria, çfarë fshihet pas tyre.
Shumica nuk e thonë sepse nuk e njohin si problem. Çfarë fsheh qeveria duke maskuar një pjesë të problemeve që ndodhin në skemën e sigurimeve shoqërore.
Unë them me bindje që jo vetëm nuk zbatohet ligji, por ka shumë raste kur zbatohet gabim. Sistemi ka dalë jashtë loje, fshihet fenomeni ku pensionet nuk lidhet sipas ligjit, ia japin kujt të duan.
Është jashtë loje edhe KLSH”, tha ai.
BalkanWeb