I tronditi edhe Como, tani Tudor në “fije të perit”, rrezikon shkarkimin (VIDEO)

Juve e ka të vështirë të dal nga kriza e madhe që i ka mbërthyer, ndaj Como pësoi një humbje të rëndë që trondit në themel stolin e Tudor. 6 ndeshje radhazi pa fitore mes Serie A dhe Champions janë shumë për një ekip si “Zonja e Vjetër”. Fabregas dhe Como vënë në jetë një tjetër mrekulli, suksesi 2-0 ndaj Juves i dërgon në vendin e 6-të në kuotën e 12 pikëve, po aq sa edhe Juve.

Nico Paz ishte njeri i ndeshjes, autor i një asisti dhe një goli. Në minutën e 4-ët, argjentinasi futi një top perfekt në zonë, aty ku Kempf në shtyllën e dytë e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Juve ishte thuajse inekzisnte në fushë, prodhoi shumë pak në fazën sulmuese, ku vetëm Yildiz u përpoq të krijonte diçka. Como jo vetëm nuk vodhi asgjë në këtë takim, por e merituan plotësisht këtë sukses i firmosur nga Nico Paz në minutën e 79-të, me argjentinasin që realizoi një gol shumë të bukur me një goditje perfekte.

Në Itali, mediat në sinkron vendosin tashmë në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit të Juves: “Tudor në fije të perit”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

La Gazzetta
La Gazzetta

Ndryshe nga mediat, Tudor e sheh gotën gjysmë plot: “Sigurisht, jam i zhgënjyer nga rezultati, por pash gjëra të mirë. Më pëlqyen shumë gjëra, por nëse nuk e dërgon topin në rrjetë është një problem. Djemtë dhanë gjithçka, unë mendoj vetëm për ta, si të përmirësohemi”, u shpreh Tudor pas ndeshjes.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×