Prapaskenat/ “Gjushi, u largua në drejtim të paditur jashtë vendit!”, Berisha: Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arratisur nga vendi.

Duke iu referuar një rasti të mëparshëm, ai kujtoi momentin kur në makinën e Vangjush Dakos u vendos eksploziv. Sipas një mesazhi të publikuar nga qytetari dixhital, autor i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë Aldo Avdyli, i arrestuar pak dite me pare.

“Gjushi sipas të dhënave është larguar nga vendi në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra tjetrës. Ju kujtohet kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit. Tritolin Gjushit ja vendosi Aldo Avdyli, i cili i thotë se tritoli është vetëm paralajmërim, se ti që me kë kërtkuar të bëj këtë e atë, unë ti kam plotësuar, të të jap votat që don, ti kam dhënë. Ju tani mbroni Elvis Docin dhe nuk pyesni më për mua. Sipas qytetarit dixhital Këto fjalët Aldo Avdyli ja ka thënë dhe një Bujar Bujar, është nën drejtor i Policisë së Durrësit. Kjo është arsyeja pse u arrestua Aldo Avdyli”, tha Berisha ne konference me gazetaret.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×