Kryeministri Edi Rama teksa bëhen 30 vite nga bashkëpunimi i Komisionit të Venecias me vendin tonë, theksoi se ky i fundit ka dhënë kontributin që të realizohej procesi i vettingut.
Sipas Ramës, ekspertë të fushës, ndërkombëtarë, ishin kundër dhe skeptikë mbi këtë proces.
“Pa kontributin e Komisionit të Venecias, Shqipëria nuk do të ndërmerrte dot procesin e vettingut. Proces kyç në reformën në drejtësi. Një proces, që e them me plot gojën që nuk është kthyer me të njëjtin thellësi, në asnjë vend që është përpjekur ta kryejë atë proces. Një proces që deri në atë moment kishte kundërshti edhe në rrethet profesionale, ndërkombëtare. Komisioni i Venecias ka fituar fuqinë për t’u imponuar nga të gjitha instancat. Jam dëshmitar i faktit se opinionet e Venecias respektohen në çdo nivel ndërkombëtar, të lidhur me çështje që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.”, tha ai.
BalkanWeb