Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar në studion e News24 ku foli për betejën për Tiranën e cila mbetet më e rëndësishmja nga zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki.
Sipas Lubonjës, kandidati që përfaqëson opozitën në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës, Florian Binaj, nëse humb garën, përgjegjësia duhet të mbetet e partive politike.
Por Lubonja tha se, PD ka hequr përgjegjësinë e saj duke mbështetur Binajn i cili u vetëshpall si kandidat i pavarur për bashkiën e Tiranës.
Analisti shtoi se dhe partitë e tjera, duket se u interesoi kandidimi i një figure jo politike.
“Të gjithë bashkohen në heqje përgjegjësie tek zoti Binaj, edhe partitë e vogla që mendojnë se janë të ndryshme nga PD, tani bashkohen të gjithë te Binaj.
Duket sikur kanë interes për këtë, sdihet sa do e mbështesin realisht, dhe nga ana tjetër interesi më i madh, është i partive politike që lajnë duart nëse humbet Binaj”, tha analisti duke shtuar se nuk është optimist as për shoqërinë e cila në këto momente duket e topitur,
“Nuk ka shenja për të qenë optimist, që cdo qytetar që takon ankohet për Tiranën dhe ti mendon se kjo frymë ankese do të materializohet, do të shfaqet e do të duket por nuk mendoj se do të jetë kështu. Shoh një shoqëri shumë të nënshtruar ndaj këtij realiteti”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Për të thënë i duhuri duhet ta shoh në kontekst më të gjerë, me të duhur nënkuptoj një kandidat që përfaqëson partitë politike, ndërkohë perceptimi im është problem i përgjegjësisë së partive politike.
Bashkohen në heqje përgjegjësie tek zoti Binaj ose partitë e vogla që mendojnë se janë të ndryshme nga PD, tani bashkohen të gjithë te Binaj. Duken sikur kanë interes për këtë, sdihet sa do e mbështesin realisht, dhe nga ana tjetër interesi më i madh, është i partive politike që lajnë duart nëse humbet Binaj.
Binaj do i thotë faleminderit të gjithë por problemet do të lindin, kush e ka fitoren kush e dha.
Nuk ka shenja për të qenë optimist, që cdo qytetar që takon ankohet për Tiranën dhe ti mendon se kjo frymë ankese do të materializohet, do të shfaqet e do të duket por nuk mendoj se do të jetë kështu. Shoh një shoqëri shumë të nënshtruar ndaj këtij realiteti.
Binaj është përfaqësues i opozitës, sesa e sheh dhe shoqëria civile do shihet, shoqërinë e shoh të topitur.
Për mua formula duhet të ishte një bashkim rreth një kandidati që vjen si rezultat i bisedimeve shumë serioze të PD dhe partive të vogla, për problemet e mëdha që ka jo vetëm ky qytet por dhe demokracia në këtë qytet dhe qeverisja në mënyrë demokratike e këtij qyteti. Një nga gjërat që e quaj skandaloze është një pushtet i pavarur që ështe ai lokal, është në komandën e pushtetit qendro.
Lejet e ndërtimit nga kati 5 e lart i ka Edi Rama, ai ka marrë votën e popullit por e vendos ky tjetri.
Ka të bëjë shumë formati me të cilën këto parti bashkohen.
Fashistizimi i politikës në Shqipëri, ku një pushtet i vetëm kontrollon gjithcka.
Është një lloj prirje për të kontrolluar gjithçka, mundësisht të gjitha institucionet. Jo se nuk ishte e kontrolluar Kushtetuesja, por jo më shumë se në kohën e Berishës.
Kishte mbetur një person që kishte mendim kudnër ishte Sonila, heqja e saj e bën më të dobët reputacionin e gjykatës.
BalkanWeb